Ulëse Ushqimi Burbay - AG200
Përshkrimi
Tavolina e ushqimit Burbay është zgjedhje praktike dhe komode për ushqimin e përditshëm të bebes. Me dizajn modern, ulëse të butë dhe mundësi të shumta rregullimi, përshtatet lehtë sipas nevojave të fëmijës dhe hapësirës në shtëpi.
Ka 3 nivele të shtrirjes së mbështetëses dhe 7 nivele të rregullimit të lartësisë, duke ofruar pozicionim të përshtatshëm në faza të ndryshme të përdorimit. Ulësja është e veshur me material lëkure që pastrohet lehtë, ndërsa rrotat e bëjnë tavolinën më të thjeshtë për t’u lëvizur.
Karakteristikat kryesore:
- 3 nivele të shtrirjes së mbështetëses
- 7 nivele të lartësisë
- Dizajn palues për ruajtje më të lehtë
- Ulëse me material lëkure që pastrohet lehtë
- Rrota për lëvizje praktike
- Tabaka e gjerë për ushqim
- Rripa sigurie për pozicionim më të sigurt të fëmijës
- Dizajn modern dhe stabil për përdorim të përditshëm
Dërgesat & Transporti
Kosovë: 1-2 ditë pune
Shqipëri & Maqedoni e Veriut: 3-5 ditë pune
E diela nuk llogaritet ditë pune.







